Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpret ftesën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, Thaçi shkruan se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës.
“Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dhe të Dërguarit Special, Richard Grenell”, shkruan më tej Thaçi. /