Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takimin e sotëm me këshilltarët e Macronit dhe Merkelit, e ka cilësuar të zakonshëm dhe pa diçka konkrete.
“Sot nuk pashë qartësi me asnjë çështje, përveç si të lëvizim përpara, por asnjë pozicion të qartë që është në interesin tonë. Gjithçka e zakonshme, biseda të zakonshme. BE-ja duhet të jetë shumë e qartë me ne, në veçanti me vizat”, u shpreh Thaçi para mediave.
Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, sot kanë zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.