Thaçi i dërgon edhe një letër Kurtit, i thotë ta mbajë premtimin që ia dha

Politikë/ Thaçi i dërgon edhe një letër Kurtit, i thotë ta mbajë premtimin që ia dha

Sinjali.com
10 January 2020 11:16

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar një letër tjetër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Thaçi përmes kësaj letre ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Kurtit, siç i kishte premtuar edhe në takimin konsultativ, e që ende nuk e ka pranuar propozimin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duhet pasur parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103.14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Në cilindo rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për Kryeministër, luteni që të më njoftoni sa më shpejt sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Thaçit dërguar Kurtit./