Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur qëllimin për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.
Emisari amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte ai i cili në një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Beograd ka thënë se duhet të rivendoset lidhja hekurudhore mes dy vendeve.“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë”.“Jam falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter