Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës sepse sipas tij, ato janë produkt i Republikës së Kosovës. Thaçi deklaroi kështu pasi iu lezua aktakuza e re në seancën e nisur sot në Hagë.
Ai tutje tha se gjatë këtyre katër viteve sa është duke u përballur me një proces tjetër gjyqësor është përballur me vlerësime keqinterpretuese për historinë e Kosovës.
“Tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, më se paku nga viti 1980 deri më sot. Është një proces voluminoz”, tha Thaçi.
Ai theksoi se pret drejtësi dhe beson në drejtësi në procesin me të cilën po përballet.