Për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Faruk Kamer Elezaj.
Faruk K. Elezaj ishte pjesëtar i njësitit 192 të UÇK-së dhe kishte rënë dëshmor 21 vjet më parë, në moshën 21-vjeçare, në përballje me armikun në betejën e Grabanicës së Klinës.Këtë dekoratë, përballë bustit të heroit Faruk K. Elezaj, familjes së heroit ia ka dorëzuar ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota.