Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Qirez të komunës së Skenderajt.
Bashkë me Sami Lushtakun, Thaçi ishte për ngushëllime për vdekjen e familjares së atdhetarit Sheremet Sejdiu.
Thaçi tha se në shkurt të 1998-ës, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë,
Postimi i plotë:
Sot isha në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij.
Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH