Teuta Mulaj zgjedhet Koordinatore e Qendrës së VV-së, në Klinë

Teuta Mulaj pas shqyrtimit të propozimeve nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, është votuar dhe është miratuar si Koordinatore e Qendrës.

Ky është njoftimi i Degës së Vetëvendosjes në Klinë:

Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dashur aktivistë e shumë të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se pas shqyrtimit të propozimeve tona nga Kryesia e Lëvizjes, është votuar dhe është miratuar si Koordinatore e Qendrës në Klinë, Teuta Mulaj.

Procesi i ristrukturimit të përgjithshëm në Qendër do të udhëhiqet nga Grupi Punues dhe ky proces do të mbyllet me përfundimin e zgjedhjeve të brendshme në Qendër.

Na priftë e mbara!

#Vvazhdojmë