Teuta Mulaj me numrin 94 nga VV merr mbështetje të madhe në Zajm të Klinës

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Teuta Mulaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Zajmit të Klinës, ku ka marrë mbështetje të madhe.

Në këtë takim, Mulaj dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga Istogu, Mentor Arifaj dhe Zef Ndrejaj, diskutuan për të arriturat e Qeverisë Kurti dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

“Në këtë takim diskutuam për punët e mira të qeverisjes së kaluar dhe vizionin tonë për të ardhmen, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.”, shkroi Mulaj.

Kandidatja për deputete ftoi qytetarët të mbështesin listën e Vetëvendosjes, duke përmendur numrin e saj të kandidimit, 94, ndërsa Albin Kurti kryeson listën me numrin 1.