Teuta Mulaj, kandidatja me numrin 94 nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Mulaj me anë të një statusi thekson përkushtimin e saj për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Me përvojën dhe përkushtimin e saj, synon të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend, duke punuar për politika që sjellin ndryshime reale dhe mbrojnë interesin e qytetarëve.
Si e vetmja kandidate e Lëvizjes VETËVENDOSJE nga Klina, Mulaj kërkon përkrahjen e bashkëqytetarëve të saj për ta çuar zërin e tyre në Kuvend.
Ajo thekson se vota për të është një përgjegjësi dhe besim që e vlerëson thellë, dhe me numrin 94, synon të përfaqësojë kërkesat dhe vizionin për një shtet të barabartë për të gjithë.
Me besim dhe vendosmëri, ajo shpreh bindjen se së bashku mund të arrihet fitorja.
Statusi i saj i plot:
Unë, Teuta Mulaj, Nr. 94 nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Po garoj për deputete sepse besoj në një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Me përvojën dhe përkushtimin tim, dua të jem zëri juaj në Kuvend, të punoj për politika që sjellin ndryshime reale dhe të mbroj interesin e qytetarëve, jo të grupeve të ngushta.
Vota për mua është një përgjegjësi dhe besim që e vlerësoj thellë. Si e vetmja kandidate e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Klina, kërkoj përkrahjen tuaj për ta çuar zërin tonë në Kuvend. Me numrin 94, më mbështesni për t’i dhënë zë kërkesave tuaja dhe për ta çuar përpara vizionin tonë për një shtet të barabartë për të gjithë.
Me besim e vendosmëri, bashkë fitojmë!