Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Teuta Mulaj, ka shprehur mirënjohjen e saj për aktivistët, anëtarët dhe përkrahësit e subjektit politik, të cilët kontribuuan gjatë procesit zgjedhor.
Në një mesazh publik, ajo ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se vullneti për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar mbetet i palëkundur.
Një falënderim të veçantë Mulaj e ka drejtuar edhe për qytetarët e Klinës, të cilët, sipas saj, kanë qenë një mbështetje e madhe në këtë proces.
“Mbështetja juaj është forca jonë për të vazhduar përpara me përkushtim dhe vendosmëri. Vazhdojmë bashkë, edhe më të fortë!” – ka shkruar ajo.