Teuta Mulaj, kandidatja për deputete në listën e VV njëhetit kryetare e Qendrës së VV në Klinë, mbrëmë u mirëprit nga banorët e fshatit Qabiq të Klinës, në odën e Muj Gashit.
Në këtë takim ishin të pranishëm deputetja Fitore Pacolli dhe kandidati për deputet Gazmir Raci.
“Gjatë diskutimeve, folëm për punën dhe të arriturat e Qeverisë Kurti, si dhe për planet dhe vizionin për të ardhmen e vendit tonë.
Mikpritja dhe përkushtimi i banorëve të Qabiqit ishin frymëzuese, duke na dhënë motivim të madh për të vazhduar angazhimin tonë në shërbim të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët.
Një falënderim i veçantë për familjen Gashi dhe të gjithë të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin që treguan!”, shkruan Teuta Mulaj në FB.