Kanceri i gjirit është një sfidë e rëndë për shëndetin e grave në të gjithë botën. Në këtë muaj të veçantë, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të kujtojmë rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm, dhe trajtimit të kancerit të gjirit.
Kanceri më i shpeshtë në botë është kanceri i gjirit,e që fillon pikërisht tek indet e tij. Rreth një nga nëntë gra do të shfaqet me kancer gjiri gjatë jetës së saj. Ky lloj kanceri fillon kur qelizat që ndodhen në gji, fillojnë të ndahen dhe të rriten në një mënyrë të pazakontë dhe të pakontrollueshme.
Nëse kanceri i gjirit diagnostikohet në mundësinë e parë, atëherë ka më shumë mundësi për të pasur një trajtim të suksesshëm.
Meqë muaji tetor në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin, Kompania Interex ka shprehur gatishmërinë dhe bashkëpunimin e plotë me Spitalin Amerikan, për organizimin e një kampanje.
Me anë të kësaj kampanje Interex këtë vitë ka mundësuar kontrollen falas të gjithë stafit të tij si dhe të gjitha gratë do të kenë mundësinë të informohen rreth kancerit të gjirit, e kjo do të arrihet me shpërndarjen e broshurave informuese, se si ta bëni vet-kontrollin në shtëpi, por kjo nuk është e gjitha.
Pasi të informoheni nga këto broshura të gjitha ato raste për të cilat dyshohen se mund ta kenë këtë lloj kanceri do të kenë mundësi të egzaminohen falas rreth sëmundjes në Spitalin Amerikan, dhe kjo falë Interex-it.
Interex, mendon jo vetëm për nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, por edhe për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Gjithmonë aty për ju, Interex!