58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës,
31 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa një pacient është në respirator.
“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjenoterapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacient është në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.