Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
“Nga pacientët e shtrirë 21 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit,
Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 4 Infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Tutje, Spitali i Përgjithëm në Pejë bën apel për mbajtjen e maskës dhe respektimin e rekomandimeve kundër COVID-19. /