Testi më i ri për COVID-19 do të futet në përdorim nga java e ardhshme në Britani. Ky test mund ta zbulojë koronavirusin për 90 minuta, shkruan BBC.
Aktualisht, tri të katërtat e rezultateve të testeve vijnë brenda 24 orëve dhe një çerek tjetër duhet deri në dy ditë.
Testet e strishove dhe ADN-së do të ndihmojnë të bëhet dallimi mes COVID-19 dhe sëmundjeve tjera sezonale.
Janë siguruar me mijëra makina të testimeve të ADN-së, që do të përdoren në tetë spitale në Londër dhe mund të analizojnë strishot e hundës.