Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë miqësore në prag të Euro-s 2024.
Sylvinho me djelmoshat “kuqezi” sonte luajnë kundër Azerbajxhanit në Hungari, në stadiumin “Haladas”,
Ky është testi i fundit i Shqipërisë para ndeshjeve të Kampionatit Europian që nis nga 14 qershori.
Miqësorja e sotshme nis nga ora 19:00 dhe ekipi tashmë është i gatshëm për të shënuar fitoren e dytë në këto ndeshje përgatitëse, pasi ditë më parë mposhti Lihtenshtejnin.
Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë, ndeshjen e parë në Euro-n 2024 e zhvillon më datën 15 qershor kundër Italisë, kurse në grup ka Spanjën dhe Kroacinë