Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, është shprehur e zhgënjyer pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku Isa Mustafa u rizgjedh kryetar i partisë.
Në një prononcim para gazetarëve, e ka quajtur Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës.
“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi një veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. Isa Mustafa është ministër i Rrahman Morinës, me këta njerëz Kosova nuk shkon përpara. Iu pamundësua kandidimi Fatmir Sejdiut dhe ndoshta edhe të tjerëve, është metodë që e kanë përdorur edhe më herët”, tha Tërmkolli para mediave