Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit të rëndë që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Rama shkruan se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot nga Shqipëria për në Turqi.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.