Tërmeti me magnitudë 6.7, çarje e madhe në portin e ishullit Chios

Një çarje e madhe përgjatë bregdetit në portin e Chios u shfaq pak minuta pas tërmetit me madhësi 6.7 që ndodhi në mesditën e së Premtes pranë Samos.

Zyrtarë të Autoritetit Qendror Portual dhe Fondit Portal Ndër-Komunal ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë shumë edhe në Chios, por kryetari i bashkisë, Stamatis Karmantzis, tha se fatmirësisht nuk flitet për viktima dhe se nuk janë regjistruar as shembje ndërtesash.

Sipas tij, janë shkaktuar vetë, dëme të vogla materiale, kryesisht në ndërtesat e vjetra.