Momentet e panikut për shkak të tërmetit të mesnatës në Dushk të Lushnjes në Shqipëri, i kanë marrë jetën një 20-vjeçari.
I riu i identifikuar si Daniel Rika është gjetur i vdekur në banesë. Top Channelraporton se Rika ishte trembur në gjumë nga goditje e tërmetit dhe menjëherë ka vrapuar për të dalë nga banesa, por është penguar dhe rrëzuar nëpër shkallë duke humbur jetën.
20-vjeçari vuante nga probleme shëndetësore. Vlen të theksohet se, tërmeti 4.6 ballë i shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës.
Sipas raportimeve të korrespondentëve tanë, lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda./Top chanel