Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore këtë mëngjes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Riminit.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëme të shumta materiale.
Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.
Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave. I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.