Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në jug të Shqipërisë. Nga të dhënat e para të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,1 i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, pranë Lukovës, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv.
Nuk ka raportime për dëme materiale.