Një tërmet me fuqi prej 3,3 ballëve të Richterit ka goditur sot rajonin e Kragujevcit në Serbi, ka kumtuar Enti Sizmologjik i Serbisë me informatë se tërmetet me fuqi të tillë mund të shkaktojnë dëmtime të vogla, transmetojnë mediet serbe.
“Në orën 11:51 sipas kohës lokale është registrur një tërmet me magnitudë prej 3,3 ballëve të shkallës së Richteirt në rajonin e qytetit të Kragujevcit. Intenziteti në epiqendër është vlerësuar me V ballë të shkallës së Merkalit. Tërmetet me intenzitet të tillë mund të shkaktojnë dëmtime të vogla nëpër objekte të rajonit të epiqendrës”, është publikuar në faqen e Entit Sizmologjik të Serbisë.