Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.
Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra.
Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale.