Në Zveçan ka nisur takimi i përfaqësuesve serbë institucionalë dhe politikë i serbëve të Kosovës.
Nga aty paralajmërohet se do të merren vendime rreth hapave që do të merren lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, raporton Kosovo-online.
Tërheqja nga institucionet e Kosovës përmendet si opsion edhe në këtë takim. Një lëvizje e tillë nga ana e tyre ka vite që pamendet por që nuk është zbatuar.
Në këtë takim, raportohet se janë duke marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës.