TËRHEQJA E KURSIMEVE NGA TRUSTI – KËTU MUND TË SHIHNI SA PARA I KENI TË ARKËTUARA

Secili punëtorë që paguan kontribute mund t’i verifikojë të dhënat e tij në platformën e Trustit të Kursimeve Pensionale në internet.

Kësaj platforme i është shtuar frekuentimi sidomos të mërkurën kur Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Pakon e Rimekëmbjes Ekonomike, pjesë e së cilës është edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Trustin, i cili do të lejojë tërheqje deri në 10 për qind të kursimeve.

Por, ky Projektligj do të hyjë në fuqi vetëm pasi të miratohet nga votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

E, për të verifikuar llogarinë tuaj në Fondin e Kursimeve Pensionale, mjafton që të regjistroheni në sajtin e këtij institucioni, t’i jepni të dhënat e kërkuara dhe brenda 24-orësh, do t’ju jepet qasja në llogarinë tuaj të kursimeve.

Klikoni në këtë link (https://online.trusti.org/) sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona: “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të letërnjoftimit, e fotografuar në të dy anët.

Pasi ta keni kryer këtë procedurë, dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”, Trusti ua dërgon një email, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni.

Pas kësaj, brenda 24- orësh Trusti do t’ju jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes e-mailit dhe mandej mund të shihni sa para ju janë grumbulluar dhe sa para mudn të tërhiqni nëse vendoset nga institucionet