Një person është arrestuar në Goriq të Malishevës, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar të godas një zyrtar policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me të cilin dyshohet se kishte një konflikt të mëhershëm.
Burimet e Gazetës kanë treguar se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:40.
Siç ka mësuar gazeta, polici ka arritur t’i shmanget goditjes dhe nuk ka pësuar lëndime.
Gazeta ka mësuar se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.