Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor si dhe ka tentuar të ikë me veturën e tij.
Rasti ka ndodhur në Pejë, më 28 qershor, rreth orës 17:20.
“Pas arrestimit në një parking është gjetur dhe konfiskuar një qante me një armë me gjashtë fishekë që i dyshuari e kishte fshehur”, thuhet në raport policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.