Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.
Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri dhe rasti është hapur si “tentim vrasje”.
Policia është në kërkim të personave të dyshuar.