Mbrëmë pas mesnatës ka pasur gjuajtje me armë në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.
Një person është sulmuar me armë zjarri derisa ka qenë me automjetin e tij në lëvizje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonalë në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se një person është arrestuar dhe është konfiskuar një armë.
“Sot me date 04.07.2022 rreth ores 01:30 eshte raportuar se sa ka qene nje automjet ne levizje eshte sulmuar me arme zjarri nga persona te panjohur.
Pas nje pune policore eshte arritur te identifikohet dhe te arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si prove materiale eshte konfiskuar nje arme, nje karikator i zbrazur dhe 8 gezhoja, me urdher te prokurorit te dyshuarit ne fjale ju ka caktuar masa ndalimit policor per 48 ore, dhe ndaj tij eshte iniciuar rasti vrasje ne tentative.”