Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 16.03.2021 rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë për gjuajtje me armë zjarri në brendi të punëtorisë “Dielli” që gjindet në Rr. “Gaspër Karaçi”.
Patrulla policore I është përgjigjur rastit, kanë identifikuar vendin e ngjarjës, dhe të njejtit kanë kontaktuar me viktimën, I cili ka deklaruar se paraprakishtë kanë patë një fjalosje verbale me të dyshuarin SH. V – shqiptar – Kosovar.
Pas fjalosjës i dyshuari kishte shkuar tek vetura e tij ndërsa ankuesi ishte larguar jashtë puntorisë. I dyshuari kishte marrë një armë zjarri të shkurtë, me të cilen kishte shkuar në zyrën e deshmitarit të lartëcekur duke e kërkuar viktimën. Dëshmitari ishte munduar ta ndalte mirëpo i dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të derës së puntorisë duke menduar se viktima ndodhej aty brenda.
Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, dhe hetimet rajonale.
I dyshuari është kërkuar nga patrullat policore dhe është arrestuar.
Ne konsultim me prokurorin kujdestar I njejti merr vendim mbi ndalimin policor për 48 orë.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjën e rastit të ndodhur.