Përleshjet mes të burgosurve në burgun e Dubravës nuk janë të rralla. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e thikës, duke alarmuar kështu zyrtarët korrektues e Policinë,
Një rast i tillë që është cilësuar si tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në këtë qendër. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i burgosuri Betim Tusha, 20-vjeçar dyshohet se e ka therur me thikë një të burgosur tjetër.
Për të mos mbaruar me kaq ai e ka rrahur edhe një të burgosur tjetër, me grushte e shqelma gjatë periudhës së paraparë për shëtitje.
Pasi Policia është njoftuar për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka janë marrë deklaratat e palëve të përfshira në rast.
Me t’u përfunduar procedurat, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Vrasje në tentativë”.