Një tentim grabitje e ku dyshohet të jenë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur para orës 22:00 në dyqanin e njohur ‘Real Shop’ në ‘Karagaç’ të Pejës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes.
Informacione zyrtare për ngjarjen, nga ana e Policisë Rajonale të Pejës ende nuk ka , mirëpo burime brenda saj, kanë thënë për ‘RADIO 1’, se mendohet për tre të dyshimtë pjesëmarrës në këtë tentim grabitje./