Një person ka hyrë në një argjendari dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar të holla.
Sipas pronares së këtij biznesi kanë shpëtuar pa lëndime.
Në ndihmë i kanë dalë disa qytetarë dhe e kanë kapur personin i cili është futur me armë në lokal dhe e kanë dorëzuar në polici.
Në vendin e ngjarjes janë edhe zyrtarët policorë, njofton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me rastin por deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion.
Në ndërkohë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor pët t’i dhënë ndihmë pronares e cila u ndesh me grabitësin.