Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përveç në Kosovë, ai do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë deri më 17 dhjetor.
Kjo vizitë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku ka pasur edhe incidente.
Kujtojmë se rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo në drejtim të Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë. Veprime të tilla erdhën pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiqit nga Policia e Kosovës.
Ai u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprave terroriste ndaj zyrave dhe zyrtarëve të KKZ-së (Komisioni Komunal Zgjedhor) në Mitrovicën e Veriut ditë më parë, ku po bëheshin përgatitjet për zgjedhjet caktuara për fundjavën e ardhshme. Më 6 dhjetor, disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.