Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale gjatë ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 dhe 34 gradë Celsius, ndërsa ato minimalet mes 14 dhe 17.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.