Temperaturat e larta, disa lagje në Kërrnicë të Klinës pa ujë

Temperaturat e larta që kanë mbretëruar në vendin tonë, kanë ndikuar që në një fshat të komunës së Klinës mos të ketë uji.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Klina.info mëson se disa lagje në fshatin Kërrnicë, kanë mungesë të ujit nga ujësjellësi “Hidro – Drini”, kompani kjo e cila nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë, që ka një lartësi mbidetare.

Në anën tjetër, sipas banorëve të këtij fshati, faturat e ujit vijnë çdo muaj, pavarësisht se nuk kanë furnizim./Klina info/