Telekomi i Kosovës i ka siguruar për dy vjet përmbajtjen televizive të operatorit kabllor nga Shqipëria, DigitAlb.
Kontrata mes palëve, e cila do të nënshkruhet sot, është parashikuar të peshojë 1.3 milionë euro,
Dosja e kontratës së lidhur përmes procedurës së negociuar të prokurimit publik është publikuar në platformën e-prokurimi.
Për dy vitet e ardhshme, vlera e kontratës parashihet të shkojë deri në 1.3 milionë euro, megjithatë palët janë marrë vesh që pagesa të bëhet në bazë të një dakordimi që palët kanë me çmimin për njësi për abonent.
“Vlera totale e vleresuar e kontratës është 1,300,000.00 Euro për një periudhë të dy vjecare, ndersa pagesa do behet ne baze te dakordimit me cmimin per njesi per abonent”, thuhet në njoftim.