TELEFONI I PRESIDENTIT THAÇI ME EMBLEMËN E UÇK-SË

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kaluar mbrëmjen e së mërkurës në një ambient të rehatshëm në shtëpinë e tij në Çagllavicë.

Sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram nga djali i tij, Endriti, presidenti Thaçi është shfaqur nostalgjik për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilën organizatë kishte shërbyer si drejtor i Zyrës Politike.

Thaçi, në këtë fotografi të realizuar nga djali i tij, shfaqet i shtrirë në divanin e shtëpisë së tij me një telefon të mbështjellë me logon e UÇK-së.

Edhe djali i tij, Endriti, ka shkruar vetëm një mbishkrimin: “UÇK”, në fotografinë e publikuar të mërkurën në Instagram.