Telat e rrymës elektrike problem për banorët e lagjes Haxhaj në Gllarevë

Banorët e lagjes Haxhaj në Gllarevë janë në hall nga telat e rrymës elektrike.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Ata kanë thënë për Klina.info se tash e dy vite ndihen të rrezikuar për shkak te afërsisë së telave me shtëpitë ku banojnë.

Madje sipas tyre ky problem që është tash e dy vite nuk po i merr askush parasysh. Ata thonë që kanë lajmëruar edhe KEDS por që nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Sipas tyre e kanë sjellë një shtyllë elektrike, dhe s’kanë vepruar për t’i zhvendosur telat.