Të shtunën dhe të dielën, protestë gjithëpopullore për ndalimin e ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

Grupi Organizativ i Qytetarëve për Ndalimin e Fabrikës së Çimentos, ka dalë me një njoftimin në faqen zyrtare FB.

Ata kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore me datën 14 dhe 15 maj nga ora 12:00.

N J O F T I M
Grupi i Organizuar i Qytetareve për Ndalim te Fabrikës se Çimentos Grupi i Organizuar i Qytetareve për Ndalim te Fabrikës se Çimentos, njofton qytetarët për organizim të protestës gjithë popullorë në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës se çmimentos ne Dollc të Klinës.
Protesta do te zhvillohet me datat 14 dhe 15.05.2022 (e shtune dhe e diele) nga ora 12:00 në Dollc – Klinë.

Me respekt: Veton RACi, Përfaqesues i Grupit Organizator