Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se nga të shtënat ka persona të plagosur.

Përveç kësaj, një tjetër person ka pësuar sulm në zemër si pasojë e situatës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e rastit.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.