Pasditen e së mërkurës një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari në Pejë.
Mirëpo, përkundër të shtënave, i dyshuari nuk arriti ta qëllojë viktimën.
Viktima e këtij rasti e ka denoncuar të dyshuarin në polici dhe u ka thënë hetuesve policorë që ai e ka kërcënuar dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme që ata të dy kishin pasur mes vete.
Personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri është në kërkim policor.
Policia bën të ditur se ka bastisur shtëpinë e tij, porse aty nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.