Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mishtore në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha Gashi për Express.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, u shpreh ai