Në një lokal në Malishevë është raportuar të ketë pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë.
Personi që dyshohet të ketë shtënë me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Personi në fjalë është i njohur për policinë.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.