Një rast tjetër i rëndë dyshohet se ka ndodh në Vushtrri, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë ku u vra një 19-vjeçar.
Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.
Kështu raporton Jepi Zë, e cila ka publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes.
Policia ende s’e ka konfirmuar rastin.
Ndryshe, mbrëmë në qendër të Vushtrrisë mbeti i vrarë një 19-vjeçar.