Një incident ka ndodhur para pak minutash në qendër të komunës së Vushtrrisë.
Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri mes disa personave.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave, një persona ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Në pamjet e siguruara, vërehet njësitë e policisë së Kosovës që po merren me rastin.
Indeksonline ka kontaktuar me policinë, por deri në publikim të lajmin nuk ka informacione shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje.