Gjatë kësaj jave saktësisht të mërkurën, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.
Ky kontingjent i vaksinave do të arrijë në Kosovë përmes “Gavi COVAX”, e cila është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.
Arritjen e këtij kontingjenti të vaksinave e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Aleanca COVAX.
“62 mijë e 400 doza janë gati për t’u dërguar në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, është thënë në një përgjigje të shkurt nga Aleanca COVAX. /