Kandidatët e nominuar për kryeministër për zgjedhjet e 6 tetorit kanë filluar që moti fushatën parazgjedhore.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kishte vendosur me 28 gusht që fushata zgjedhore të filloj nga 25 shtatori deri më 4 tetor.
Por, siç duket për subjektet politike 10 ditët e ndara për t’i paraqitur planprogramet e tyre për qeverisjen e re, nuk ishin të mjaftueshme.
Ato kishin filluar fushatën zgjedhore ende pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës, transmeton Indeksonline.
Në këto zgjedhje do të garojnë 25 parti politike/ koalicione parazgjedhore.
Ndërsa në tërheqjen e shortit për renditje në fletëvotim pesë partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore do të kenë numrat mbi 110.
Pas hedhjes se shortit nga KQZ, renditja e subjekteve politike ne fletëvotim është si ne vijim:
PLE – 111
PDK – 112
PAI – 113
SDA – 114
PKS – 115
PDAK – 116
PZG – 117
NDS – 118
AAK-PSD / KOALICIONI 100% KOSOVE – 119
SLOBODA – 120
SLS – 121
NISMA—ALEANCA KOSOVA E RE—PARTIA E DREJTESISE – 122
JGP – 123
VAKAT – 124
FJALA – 125
LEVIZJA VETEVENDOSJE – 126
KDTP – 127
PRBK – 128
PEK – 129
KNRP – 130
IRDK – 131
ESMIR KASI – 132
GIG – 133
LDK – 134
SRPSKA LISTA – 135.
Numri i qytetareve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.
Për këtë, KQZ-ja ka vendosur qe numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen të jetë 1,801,800.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga ky post.